PËRSE JORIDA TABAKU

Jorida Tabaku, vjen nga dy familje me lidhje të forta me qytetin e Tiranës, si Tabaku dhe Turdiu. E shkolluar në Fakultetin Ekonomik në degën e Manaxhimit ajo përfundoi studimet Master MBA në Mbretërinë e Bashkuar me rezultate të shkëlqyera. Pas eksperiencës së saj Mbretërinë e Bashkuar ajo u rikthye në Shqipëri për të vazhduar karrierën e saj në fushën e pedagogjisë pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Njëkohësisht kontribut dha edhe në fushën manaxhimit të Financave Publike në projektin britanik REPIM.

Ajo mban gradën Doktor Shkencash në Ekonomi dhe fokusi i studimeve të doktoraturës ka qenë sipërmarrja dhe manaxhimi i biznesit të vogël si dhe Qeverisja e Koorporatave. Temë që ka influencuar jo pak në qasjen e saj ndaj ekonomisë dhe politikave ekonomike Përpos jetës dhe karrierës akademike Tabaku ka qenë e angazhuar edhe në jetën politike si dhe e atashuar pranë Partisë Demokratike. Bindjet e saj të djathta ishin produkt sa i historisë familjare gjatë regjimit komunist po ashtu edhe i reflektimeve të saj në vitet e universitre.

Në vitin 2009 ajo u ftua të ishte pjesë e politikës aktive dhe u vendos në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës. Më tej ajo u emërua zv ministre në Ministrinë e Integrimit. Në vitin 2011 Tabaku u angazhua në fushatën për zgjedhjet vendore në bashkinë e Tiranës dhe pas fitores së z. Basha, ajo u emërua si nënkryetare e Bashkisë Tiranë. Si një qytetare e dy prej familjeve që kanë kontribuar në qytetin e Tiranës, Tabaku e Turdiu, Jorida u angazhua fuqishëm në çështjen e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar. Ndërkohë që një zë të veçantë kanë zënë edhe beteja e saj për luftën kundër korrupsionit.

Anëtare e kryesisë së PD dhe femra më e votuar në kryesi, një nga njerëzit që u angazhua në shkrimin e Planit Qeverisës së PD për zgjedhjet e 2021, me fokus të veccantë tek plani ekonomik. Sot ajo vjen si nje figurë e pjekur politike, pjekuri e cila ka ardhur vetëm në saje të punes, prekjes së terrenit dhe realitetit në Tiranë, e gatshme për të sjellë ndryshimin aq të nevojshem me politika pro biznesit dhe frymëmarrjen e ekonomise së mbytur nga babëzia dhe paaftesia e 8 vite qeverisje rrënuese.

Bio

title image

Përfundoi studimet e larta në degën e Manaxhimit në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Ekonomik dhe më tej studimet pasuniversitare i vazhdoi në universitetin Durham, Mbretëri e Bashkuar ku u diplomua si e dalluar. Doktorante në Manaxhimin e Promovimeve dhe Qeverisjen e Korporatave dhe gjithashtu autore e një sërë artikujsh shkencorë.

Që nga viti 2002 ajo nisi të ishte pjesë e stafit pedagogjik të Universitetit të Tiranës, pozicion që e mbajti deri vonë. Në vitin 2005 ajo u angazhua në projektin britanik REPIM. Projekt i cili fokusohej në Financat Publike të qeverisë shqiptare.

Koordinimin e mbështetjes financiare të BE dhe gjithashtu ndoqi nga afër agjendën politike të integrimit. Nën drejtimin e saj, ministria mundi të vendoste strukturat e nevojshme dhe përgjegjëse për decentralizimin e fondeve të BE. Ajo u angazhua edhe në pyetësorin e BE si dhe përgatitjen e një plani aksioni për 12 prioritetet. Rezultatet e këtyre punëve u panë edhe në liberalizimin e vizave një vit më tej.

Angazhimi në krijimin e një plani Urbanistik, proceset e investimit dhe projekte si ai i Pazarit të Ri, Bulevardit të Ri etj. Ajo gjithashtu u angazhua në krijimin e politikave fiskale lokale që i dhanë frymë bizneseve.

Jorida u caktua në listën e deputetëve të qarkut Tiranë duke përfaqësuar qytetin e Tiranës dhe njësinë 8. Ajo është deputete prej 2 legjislaturave në kuvend dhe ka ngritur çështje sensitive dhe serioze për publikun.

Aktivetetin e saj në kuvend Jorida e ka të fokusuar në temën e Financave dhe Ekonomisë ku në 2017 ishte nënkryetare e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë. Gjithashtu procesin e integrimit ajo e ka ndjekur nga afër dhe njëkohësisht temat e nxehta në lidhje me Kthimin dhe Kompensimin e Pronave.

Gjatë periudhës në parlament Jorida ka ngritur çështje kyçe si; rasti korrupsionit me inceneratorin e Tiranës ku ajo kërkoi interpelancë. Kundërshtimin e Ligjit të vitit 2015 për Arsimin e Lartë dhe më pas Ligjit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Ligji për Investimet Strategjike ku kërkoi amendimin e disa neneve ku pronari trajtohej padrejtësisht e kështu me radhë.

Në vitin 2018 Jorida ishte femra më e votuar në kryesinë e PD-së. Ajo sot është anëtare e kryesisë dhe një nga shkrueset e programit të Ekonomisë, Financave dhe Rinisë.

Programi

title image

Pikat Kryesore të Programit Ekonomik

Taksa të ulëta dhe transparencë fiskale

100 milion euro çdo vit subvencione direkte për fermerin

TVSH 6% për të gjithë operatorët turistikë

Arsimi, mundësi për të gjithë

Ekselentët në Shqipëri

E ardhmja na përket ne!

Dëmshpërblim të plotë për të përndjekurit brenda mandatit

Taksa e sheshtë 9%

100,000 vende pune

Të zgjuar & talentuar

Duaje atdheun, kontribuo për të

Foto nga Fushata

title image
  • Të gjitha
  • Takime në terren me biznesin
  • Takime me qytetarë
  • Takime me Grupseksionet
  • Kronika nga terreni
insert image

VIDEO

Postimet e fundit në Instagram

title image

Kontakt

title image

Bulevardi Zhan Dark, Tirana Albania

www.pd.al

jorida.tabaku@pd.al